Pse rrjetet sociale nuk jane per biznesin tend?
Ti fokusohesh te numri i ndjekesve
Rreth 5 bilion njerez perdorin rrjetet sociale, imagjino sikur te gjithe te te ndiqnin ty.
E pamundur!
Jo cdokush eshte i interesuar ne biznesin tend dhe ate c’ka ti ofron. Gjithashtu eshte kohe e humbur dhe pa rezultat te perpiqesh te arrish te gjithe ndjekesit. Menyra me e mire eshte te percaktosh audiencen e synuar dhe te angazhohesh per te terhequr vemendjen e tyre. Kjo arrihet nepermjet krijimit dhe shperndarjes se permbajtjeve interesante, informacioneve te vlefshme dhe zgjidhjeve qe ata do te ishin te gatshem t’i perqafonin.
Ti pret qe postimet e tua te behen virale
Viraliteti ne rrjetet sociale shkaktohet nga shume faktore, sic jane trendet e momentit, interesi i perdoruesve per nje teme te caktuar, ngjarjet aktuale etj. Viraliteti mund te jete i rastesishem, por gjithashtu mund te jete dhe produkt i konsistences – ku per nje kohe te gjate ti ke percjelle te ndjekesit permbajtje qe ngjallin interes. Ne kete menyre ke ndertuar nje audience besnike e cila pret te lexoje prej teje.
Viraliteti eshte i paparashikueshem, ndaj fokusi yt duhet te jete te shperndarja e postimeve qe me te vertete sjellin vlere per ndjekesit e tu. Pa u ndikuar nga trendet e momentit, te cilat shpeshhere nuk prezantojne marken tende dhe shume shpejt mund te veniten.
Ti kerkon te imitosh kompanite e tjera
Trendet jane rasti me i mire per te treguar qe c’ka funksionon per nje kompani nuk eshte e tille per nje tjeter. Vetem se konkurrenti yt ka bere nje fushate te caktuar nuk do te thote qe ti duhet te ndjekesh te njejten rruge. Do te ishte me me vlere te ndiqeshe nga me pak njerez te cilat kane me te vertet interes per ate qe ti prezanton sesa nga qindra, te cilet nuk i sjellin asnje perfitim biznesit tend.
Ti i trajton rrjetet sociale, si jo sociale
Ti shpenzon shume kohe duke stermenduar postimet ne rrjete sociale per t’u paraqitur sa me profesional dhe i kujdesshem. Kjo nuk eshte diçka negative por shpeshhere te privon per te krijuar nje lidhje te ngushte me audiencen. Duke synuar te jesh formal dhe brenda kornizave ti humbet vemendjen e tyre, e cila eshte e shperndare ne dhjetera kanale dhe mijera postime qe shfaqen ne ekranin e telefonit. Sugjerimi eshte per t’i kushtuar me shume kohe komunikimit te ndjekesit. Ne fund te fundit, qellimi i rrjeteve sociale eshte per te qene social.
Ti nuk ke nje plan
Rrjetet sociale nuk jane per biznesin tend nese ti nuk ke nje qellim dhe menyrat per te arritur kete qellim. Pa patur nje plan, ti nuk do te arrish te shfrytezosh potencialin e botes digjitale. Ndaj, nese kerkon te maksimizosh prezencen tende online, evito elementet e siperpermendura dhe mbeshtetu te nje plan veprimi qe bazohet ne objektiva realiste.