Concept Marketing Albania
loading...
Pse buxheti i fundit qe duhet te shkurtosh ne biznes, eshte ai i marketingut?

Pse buxheti i fundit qe duhet te shkurtosh ne biznes, eshte ai i marketingut?

Ne biznes mund te ndodhe qe te jesh mes nje periudhe te veshtire financiare ose thjesht po kerkon menyra per te kursyer para. Cilado te jete arsyeja, ti vendos te shqyrtosh buxhetet dhe ben shkurtime. Por cilat shpenzime jane te nevojshme dhe cilat mund te eliminohen?

Ndersa shqyrton te dhenat e biznesit, mund te veresh se fushatat e marketingut nuk kane rezultuar drejtperdrejt ne nje rritje te dukshme shitjesh. A eshte kjo nje shenje qe duhet te shkurtosh buxhetin e marketingut?

“Pergjigja eshte JO.”

Ne fakt, marketingu eshte pikerisht ajo qe te duhet per te sjelle me shume kliente dhe per te mbajtur ne levizje biznesin. Le te shohim pse marketingu eshte i rendesishem, rreziqet me te cilat perballesh ne shkurtimin e buxhetit te marketingut dhe keshillat per nje marketing me efektiv.

Pse eshte i rendesishem marketingu?

“Eshte e lehte t’i konsiderosh parate qe shpenzon per marketing si nje shpenzim i panevojshem, sidomos kur fitimi eshte i vonuar ose i pamatshem.”

Kur investon leke drejt promovimit te biznesit, mund te fitosh me shume ndjekes, angazhim ne mediat sociale ose vizitore ne web, por keto metrika shpesh nuk perkthehen menjehere ne shitje.

Nje shembull se si ulja e buxhetit te marketingut mund te zgjidhe perkohesisht qarkullimin e lekeve, por mund te jete problematik ne planin afatgjate!

Shembull

Nje klub po perpiqej te mbulonte pagesat e kredise dhe sigurimet. Per kete arsye, pronaret e pijetores e ulen buxhetin e tyre mujor te marketingut nga 300 dollare ne 50 dollare. Megjithese marrja e lekeve nga buxheti i tyre i marketingut zgjidhi perkohesisht nje problem, pub-i nuk po terhiqte klientet e rinj te nevojshem per te mbeshtetur biznesin – dicka qe marketingu mund t’i kishte ndihmuar ta benin.

“Marketingu eshte i rendesishem sepse krijon nje ure lidhese midis klienteve dhe produkteve dhe sherbimeve tuaja. “

Ju mund te keni koleksionin me te mire te produkteve, por nese askush nuk e sheh produktin, nuk do te keni sukses. Megjithate, perhapja e fjales per biznesin tuaj eshte vetem fillimi. Perfitimet e tjera te marketingut efektiv perfshijne:

1. Rrit reputacionin

Nese perdorni deshmite e klienteve ne fushatat tuaja per te mbeshtetur mesazhet tuaja, dhe nderveproni me fansat tuaj ne Facebook. Marketingu i forte u tregon klienteve potencial se jeni profesioniste dhe jeni te pozicionuar mire ne treg.

2. Shet produkte ose sherbime

Marketingu u tregon konsumatoreve pse duhet te blejne ate qe ti shet, ku mund ta marrin dhe si do ti ndihmoje produkti yt.

3. Nderton marredhenie

Marketingu te lejon te angazhohesh me klientet dhe te tregosh historine e kompanise tende.

4. Krijon besnikeri ndaj brandit

Duke u angazhuar vazhdimisht me audiencen – duke bere zbritje, oferta, falenderime, perditesime lajmesh e keshtu me radhe – do te sigurohesh qe ata do te mbajne mend kur te jene gati per te blere.

Cilat jane rreziqet e mosberjes se marketingut?

Disa nga pasojat qe mund te perjetosh nese shkurton buxhetin e marketingut.

1. Humbja e tregut

Mund te kesh ndaluar marketingun e biznesit, por konkurrentet vazhdojne te marketojne. Nje kompani qe krijon fushata reklamimi tradicionale & dixhitale do te kete me shume mundesi per t’ju shitur konsumatoreve qe jane gati te blejne.

2. Veshtiresi ne terheqjen e klienteve te rinj

Klientet besnike mund te vazhdojne te blejne produktet ose sherbimet tuaja pa nevojen e marketingut. Por si do te terheqesh kliente te rinj kur nuk perpiqesh te arrish tea ta ne menyre aktive?

Me kalimin e kohes, do te duhen kliente te rinj per te mbeshtetur dhe rritur biznesin. Marketingu jo vetem qe i mban produktet dhe sherbimet e biznesit ne mendjen e klienteve per nje kohe te gjate, por gjithashtu e prezanton biznesin te kliente potencial.

3. Humbja e besueshmerise

Nese nuk po e marketon biznesin tend, atehere ka te ngjare te humbasesh nje mundesi per te treguar se je ekspert ne industrine ku operon dhe nje burim i besueshem. Renditja e  larte ne google, aktiviteti i shpeshte ne mediat sociale, nje faqe interneti e perditesuar dhe komente te shkelqyera jane vetem disa nga menyrat se si marketingu do te krijoje besueshmeri.

Po cfare duhet te besh? 4 pyetje te cilave duhet ti pergjigjesh per te rritur eficencen e marketingut

“Ne vend qe te shkurtosh buxhetin e marketingut, rivlereso ate qe po ben.”

Nese metodat ekzistuese nuk funksionojne do te jete me mire te ndryshosh strategjin sesa te injorosh plotesisht marketingun. Nje shprehje te ciles duhet ti kthehesh here pas here:

“Cfare me solli deri ketu, nuk do te me coj ne destinacionin e radhes.”

Marketingu dhe situata ekonimike ndryshon gjithmone. Strategjia e marketingut qe ke perdorur gjate nje ekonomie te qendrueshme nuk do te funksionoj kur inflacioni rritet. Merrni parasysh pyetjet e meposhtme ndersa zhvilloni planin tuaj:

1. Cilat platforma dhe kanale preferojne klientet?

Sigurohuni qe te mos beni me teper se sa duhet. Mbani mend se 80% e fitimeve tuaja vijne nga 20% e veprimeve qe beni. Perqendrohuni ne kanalet e marketingut qe terheqin klientin tuaj ideal. Per shembull, nese klientet tuaj nuk perdorin Twitter-in, nuk ka nevoje te shpenzoni para per reklamat ne Twitter ose postime ne kohe. Hidhni nje sy se cilat nga perpjekjet tuaja te marketingut po sjellin rezultatet me te mira dhe drejtojeni vemendjen dhe leket ne ato fusha.

2. A krijojne mesazhet e tua nje impakt emocional te klientet?

Nese klientet nuk po futen ne faqen e webit dhe shume pak njerez po klikojne reklamat ose thirrjet per veprim, kjo mund te jete nje shenje se mesazhet e tua nuk po lidhen me audiencen e synuar.

Shembull

Pasi vendosen t’i kushtojne me shume vemendje marketingut te tyre, pronaret e nje pub-i irlandez perditesuan faqen e internetit. Ata u siguruan te theksonin elementet irlandeze te pijetores per te terhequr hibernofilet – njerez qe e duan Irlanden dhe kulturen irlandeze – si dhe kedo tjeter qe kerkon nje pervoje unike ne pijetore. Imazhet dhe teksti i faqes se internetit u ndryshuan per te pasqyruar frymen e mikpritjes dhe tradites qe vizitoret ndjejne kur hyjne ne pijetore.

Ashtu si pub-i irlandez dhe ti duhet te vleresosh strategjine, materialet dhe mesazhet e percjella te audienca.

3. Cilat materiale mund te riperdoren?

Mund te kesh reklama, postime ne mediat sociale ose emaile marketingu qe kane performuar mire ne te kaluaren. Eshte ne rregull t’i riperdoresh ato. Nje video e krijuar per mediat sociale mund te perdoret ne faqen e internetit. Fotografite profesionale ne faqen e internetit mund te riperdoren per fletushka ose broshura. Riperdorimi i materialeve ekzistuese mund te te kurseje shume kohe dhe para.

4. Cfare mund te besh me buxhetin?

Buxheti yt i marketingut duhet te pershtatet sipas nevojave te biznesit tend. Nderkohe qe mund te jete e nevojshme te behen shkurtime per momentin, nuk duhet te eliminosh kurre teresisht marketingun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.