Concept Marketing Albania
loading...
Pertej logos dhe ngjyrave! Cfare vlere sjell brandimi per biznesin?

Pertej logos dhe ngjyrave! Cfare vlere sjell brandimi per biznesin?

Brandimi shkon pertej nje logoje ose elementi grafik.

Kur mendon per brandin tend, duhet te mendosh per te gjithe pervojen e klientit. Ketu perfshihet gjithcka nga logoja, website, strategjia ne mediat sociale deri te menyra e komunikimit te stafit me klientet.

Me pak fjale, brandi yt eshte menyra se si klienti te percepton. Prandaj brandimi eshte nje domosdoshmeri per cdo biznes te vogel, startup, partneritet dhe korporate.

Si e ndihmon konkretisht brandimi biznesin tend?

Njohje me e gjere e biznesit

Nje nga arsyet me te dukshme qe bizneset kane nevoje per brandim eshte qe te njihen me gjere nga konsumatori. Kur nderton nje brand te forte, njerezit natyrisht do te njohin shume me lehte. Kur nuk e shfrytezon fuqine e markes, nuk do te qendrosh ne mendjen e audiences per shume gjate.

Megjithate, nje biznes me elemente te tille si nje logo e vecante, ngjyra terheqese dhe elemente te tjere vizuale ka avantazh. Dikush mund ta shohe brandin tend vetem per nje moment, por nese shfaqet ne nje menyre pozitive, ka nje shans te mire qe te mos e harroje ate. Kjo eshte e rendesishme edhe nese ky individ nuk eshte ende gati te perdore produktet ose sherbimet qe ofron. Atij mund t’i vish ne mendje ne nje moment te dyte.

Ndertimi i besimit

Besimi nga konsumatori eshte nje nga elementet me me vlere te biznesit, por nuk eshte gjithmone i lehte per t’u fituar. Nje biznesi te cilit i mungojne elementet kryesore te markes do ta kete edhe me te veshtire t’i beje njerezit t’i besojne.

Nese do te duhej te zgjidhje midis nje biznesi me qellim te qarte, me pamje te kuruar dhe nje tjetri qe nuk e ka bere kete perpjekje, ndoshta e di se cilit do t’i besoje me shume. Imazhi ju tregon klienteve potenciale se nje kompani eshte e vendosur, ka investuar dhe eshte ketu per te qendruar.

Permireson marredheniet kompani – klient dhe cilesine e punes

Pjese te nje biznesi nuk jane vetem klientet, por edhe punonjesit. Jemi te vetedijshem per faktin se marredheniet njerezore jane baza e tregtise. Ndersa stafi jane linja e pare e komunikimit me klientet. Kur ata kane nje lidhje te mire me marken do ta tejcojne ate perceptim tek klientet dhe partneret me te cilet bashkepunojne. Kjo gjithashtu perkthehet ne pune me te mire, me shume perfshirje dhe sherbim me cilesor.

Brandimi bazohet ne nje ide te qarte, nje ide qe se bashku me stafin mund ta rrisesh dhe perforcosh.

Rrit vleren e biznesit

Brandi perkethehet ne vlere qe nenkupton influence, fuqi te aseteve apo fuqi kapitale. Gjithashtu ka peshe monetare ne vetvete, sepse rrit vleren e pergjithshme te kompanise.

Si?

Nga pasta e dhembeve qe perdorim cdo mengjes, kafja qe konsumojme sa hapim syte, smartphone qe kemi ne dore, syzet, ushqimi, hoteli, restoranti, supermarketi i perkasin brandeve qe ne i hasim cdo dite. Keto produkte/sherbime mund te ofrohen nga qindra biznese, por ne zgjedhim vetem nje. Ne influencohemi nga njerezit rreth nesh dhe kjo eshte e provuar.

Nese ti zgjedh te njejtat produkte dhe sherbime cdo dite, sa eshte probabiliteti qe dhe familjaret, miqte, koleget te te ndjekin ty? Padyshim i larte.

Nje matematike e thjeshte, 10 kliente konvertohen ne 10 shitje, por numri i shitjeve mund te rritet ne 20, 30, 100, 1000 nese klientet referojne produktin/sherbimin tend tek miqte dhe bashkepunetoret.

Pra, brandi pervecse ju ben te njohur dhe te besueshem i jep vlere biznesit, pavaresisht konkurrenteve apo faktoreve ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.