Concept Marketing Albania
loading...
Nje Histori Dashurie

Nje Histori Dashurie

Historite e verteta te dashurise krijojne emocione, debate, momente te bukura dhe te veshtira. Fillojne nga terheqja dhe mund te lulezojne ne marredhenie te shendetshme ose te shuhen nga premtimet e thyera ose mungesa e angazhimit.
Historite e dashurise ngjajne me marredheniet e agjencive me klientet.

Si?

Marredhenia ne te dyja rastet kalon disa faza, njohja, takimi i pare, lidhja, krizat dhe angazhimi afatgjate.

Njohjet

Rrjetet sociale, njohjet e perbashketa, eventet jane piketakime ku ju mund te gjeni partnerin tuaj – te dashurise ose/dhe biznesit. Prandaj eshte e rendesishme t’i konsideroni keto mundesi per te krijuar kontaktin e pare.

Takimi i pare

‘Pershtypja e pare nuk krijohet dy here’ – ndaj ne takimin e pare nuk mund te shkoni te papergatitur. Beni nje kerkim paraprak, sigurohuni qe te merrni sa me shume informacion dhe nese eshte e nevojshme mbani shenime. Nje liste me pyetje duhet te jete ne mendjen ose bllokun tuaj. Por, mos harroni te krijoni nje prezantim te thjeshte dhe terheqes per veten. Kjo eshte mundesia juaj per t’i bere pershtypje partnerit. Ne takimin e pare sigurohuni qe te jepni me te miren nga vetja por dhe te njihni palen tjeter ne detaje.

Lidhja

Nese idete, kerkesat dhe pritshmerite sinkronizohen atehere ky raport mund te kthehet ne nje lidhje. Si ne cdo marredhenie, pergjegjesite dhe detyrimet duhet te ndahen qe nga fillimi, vetem ne kete menyre mund te kemi nje lidhje te shendetshme dhe afatgjate.

Krizat

Po, ka dhe momente te paparashikuara. Ne agjenci keto raste jane te shpeshta. Nga kerkesat ne minuten e fundit te ndryshimet (me) pa arsye. Ne keto situata eshte e rendesishme qe te bisedojme me partnerin (klientin) dhe te vendosim disa pika bashkepunimi. Palet duhet te jene te vetedijshme qe ‘dashuria ka sakrifica’ ndaj secili duhet te jete i hapur per te komunikuar dhe per te gjetur zgjidhje.

Angazhimi

Celesi i nje marredhenie te frytshme per ne qendron te komunikimi. Ketu perfshijme sugjerimet, kritikat dhe vleresimet. Nese keto elemente do te mungojne atehere do te jete e veshtire per ta zhvilluar kete raport.

Nese ju e shihni dashurine si ne, atehere a dalim?

Leave a Reply

Your email address will not be published.