Cila eshte kosto e nje website?
Kosto e nje website eshte as me pak e as me shume koha. E harxhuar cdo dite duke u perpjekur t’i japesh pergjigje pyetjeve ne rrjete sociale dhe WhatsApp. Zgjidhja eshte e thjeshte; adresa, kontaktet, produktet dhe sherbimet mund te jene te perditesuara ne faqen tende.
Mungesa e website-it nuk eshte thjesht humbje kohe, mundesish dhe te ardhurash. Nese dikush vjen per te blerë dhe dyqani yt eshte i mbyllur, kjo do rezultonte ne nje shitje te humbur. Por ky nuk eshte vetem nje rast. Ne epoken digjitale, bleresit jane 24 ore online duke kerkuar per ide, informacione dhe produkte. Nese biznesi yt nuk eshte aty atehere humbja shumefishohet.
Website ne kohet e sotme ze vendin e nje pasaporte udhetimi. Nje dokument zyrtar, qe prezanton identitetin tend, pa patur nevoje per te qene prezent fizikisht. Website ka fuqine te ‘transportoje’ biznesin tend kudo brenda dhe jashte kufijve, duke hapur dyer te reja.
Po, shume biznese e justifikojne mungesen e website-it me prezencen ne rrjete sociale. Ne terminologjine e biznesit, Instagram, Facebook, Linkedin jane panaire ose ekspozita ku biznesi yt ka nje stende prezantimi. Pa dyshim jane te rendesishme, por website-i eshte vete kompania jote, nje prone qe ti e zoteron.
Atehere, cfare i pengon bizneset per te patur nje website? Perseri koha. Angazhimet e shumta ditore, rutina dhe prioritetet e nxjerrin website-in ne plan te dyte, kur realisht duhet te jete ne plan te pare.
Website yt qendron hapur edhe nese dera e biznesit apo magazines fizike eshte e mbyllur.