Concept Marketing Albania
loading...
ChatGPT, nje lufte midis eficences dhe kreativitetit.

ChatGPT, nje lufte midis eficences dhe kreativitetit.

Eficenca perkthehet ne aftesine per te realizuar nje pune ose arritur nje qellim, me sa me pak burime, energji apo humbje. Nderkohe, kreativiteti shihet si perdorimi i imagjinates dhe ideve per te krijuar dicka, pra eshte nje krijim.

Por, a vlen te jemi thjesht eficent, ose vetem kreativ? Mendojme se jo.

Le te marrim rastin e nje klienti ne agjenci i cili kerkon realizimin e nje fushate marketingu per promovimin e nje produkti te ri. Nese do te zgjedhim ChatGPT si ‘krijuesin’ e fushates, ne me pak se 30 sekonda ne ekran do shfaqet nje liste ku permblidhen prezantimi, problemi, zgjidhja, perfitimet, audienca e synuar, madje dhe hashtaget te cilat do perdoren.

Por, a mjafton kjo per te realizuar nje fushate te mirefillte? Perseri, mendojme se jo.

Shume shpejt, pa lodhje, pa ore te zgjatura, pra ne menyre eficente ChatGPT na sjell informacionin brenda nje faqe te vetme. Kjo eshte nje forme e mire per te bere nje kerkim te shpejte. Dicka qe secili prej nesh e ben ne perditshmeri duke perdorur nje mori platformash online dhe duke qendruar me ore te zgjatura para ekranit.

Por, lind pyetja. A eshte ky informacion i sakte dhe i besueshem? Kjo eshte nje pergjigje qe nuk mund ta japim me saktesi.

Platforma u lancua ne fund te muajit Nentor dhe per vetem 5 dite arriti nje shifer rekord, prej 1 milion perdoruesish. Mendimet e perdoruesve jane te larmishme por cka terheq vemendjen jane eksperiencat negative. Individe qe kerkojne per autobiografi te personave publik, ose programues qe kerkojne per disa rreshta kod raportojne per informacione jo te sakta.

Pse ndodh kjo?
Sipas krijuesve te OpenAI platforma perdor informacionet e disponueshme deri ne vitin 2021. Rrjedhimisht kjo sjell pasaktesi ose njohuri te limitura per fusha te ndryshme pas kesaj periudhe. Te pakten per tani, nisur nga keto eksperienca dhe fakte nuk mund te flasim me kompetence per saktesine, sigurine dhe te ardhmen e ChatGPT.

Ne anen tjeter te medaljes qendron kreativiteti, nje shkendije e momentit por kurrsesi nuk mund te quhet e rastesishme. Ne vetedijen tone ose ne pjesen e zhytur te ajsbergut jane ore te gjata kerkime, diskutime, reflektim, prototipe te ndertuara dhe testuara qe sjellin ate ide.

Perseri, asnjeri prej nesh nuk e di 100% nese kjo ide do kete sukses por diçka mund ta themi me siguri. Pershendetje zonje/zoteri. Kjo eshte fushata jone per produktin tuaj. Ne brendesi ka nje nderthurje kreativiteti, burimesh, provash, pasigurish te cilat e bejne kete pune autentike.

Derisa koha dhe faktet te na provojne te kunderten do jemi ne nje ‘lufte’ te perditshme midis eficences dhe kreativitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.