Concept Marketing Albania
loading...
Cfare mesuam nga rrjetet sociale ne 2022-shin? Nje veshtrim mbi statistikat, rivalitetin dhe fituesit

Cfare mesuam nga rrjetet sociale ne 2022-shin? Nje veshtrim mbi statistikat, rivalitetin dhe fituesit

4.74 bilion njerez perdorin rrjetet sociale. Pra, 59% e popullesise globale eshte online duke i bere mediat sociale pjese te pandare te gjithesecilit prej nesh. Menyra si komunikojme, kerkojme informacion, inspirohemi dhe bejme biznes ka ndryshuar pergjithmone.

Kthejme koken pas dhe bejme nje rishikim te platformave qe kane patur impaktin me te fuqishem ne vitin qe lame pas.

Facebook shpallet mbreti i rrjeteve sociale per vitin 2022 me mbi 2.9 bilion perdorues. Perdoruesit me te shpeshte per vitin qe lame pas ishin meshkujt e moshes 25 – 34 vjec. Prej vitesh gjigandi nen logon Meta eshte shnderruar ne nje pike takimi per bizneset dhe konsumatoret. Mbi 200 milion biznese ne nivel global perdorin sherbimet e Facebook per te promovuar sipermarrjet e tyre dhe per te komunikuar me audiencen. Keto fakte e bejne Meta-n zgjedhjen e pashmangshme per bizneset e te gjitha tipologjive, pavaresisht se rivalizohet vazhdimisht nga rrjetet si Instagram, Twitter, Linkedin.

Youtube renditet i dyti me 2.5 bilion perdorues ne nje vit me plot sfida dhe risi. Gjigandi i videove vazhdon nje ‘lufte’ te drejtperdrejte me Tik-Tok qe nga lancimi i Youtube Shorts ne vitin 2020. Ne kunder pergjigje Youtube po i jep me shume mundesi krijuesve per te fituar te ardhura ne kohe me te shkurter nepermjet videove 60-sekondeshe qe terheqin vemendjen e audiences. Kjo duket se nuk e tremb Tik-Tok, i cili ndryshe nga Youtube ka aplikacionin e dedikuar per video ku krijuesit mund te shperndajne permbajtje me te gjate, deri ne 10 minuta. Ngelet per tu pare si do zhvillohet ky rivalitet ne 2023.

WhatsApp, platforma me e perdorur e komunikimit ne bote me mbi 2 bilion perdorues aktiv. WhatsApp po zhvillohet duke u transformuar ne nje showroom per sipermarrjet dhe konsumatoret, ku bizneset listojne produktet, njoftojne klientet dhe i suportojne ne kohe reale per cdo kerkese. Po biznesi im eshte pjese e rrjetit WhatsApp business?

Instagram ne nivel global rezulton si rrjeti social me i vizituar per inspirim perpara cdo blerje. Pra, 1.4 bilion njerez jane para ekranit duke ndjekur permbajtjet e sjella nga krijuesit dhe kompanite. Ky fakt duhet te motivoje sipermarrjet per te qene aktiv dhe kreativ, pa permendur forcen e targetimit qe Instagram ofron.

Tik-Tok rrjeti social me ‘engagement’ me te larte per postim kaloi 1 bilion perdorues per muaj ne 2022.  Me shume se sensacion i momentit per ndjekesit, Tik-Tok eshte kthyer ne nje ‘fabrike’ prodhimi dhe promovimi per bizneset dhe krijuesit. Qellimi i vetem; Kush eshte me kreativ?

WeChat cilesohet nje ‘mjet mbijetese’ per 1.26 bilion perdorues. Jo thjesht nje rrjet social i zakonshem por nje platforme mundesish ku njerezit shkembejne para, blejne produkte, porositin ushqim, rezervojne taksi, komunikojne etj. Nje aplikacion qe po tejkalon limitet ne kontinentin aziatik. Kush do jete platforma e ardhshme e mundesive ne Europe?

Facebook Messenger, rekordmen-i qe arrin 1 bilion mesazhe te shkembyera ne dite midis bizneseve dhe individeve. Gjithashtu, 1 bilion eshte numri i perdoruesve qe mund te arrihen nepermjet reklamave te targetuara. A mendon se Facebook Messenger eshte nje platforme e merzitshme? Mendoje perseri.

Lind pyetja,  po biznesi im duhet te jete kudo?

P.s. Artikulli i rradhes do te sjell nje parashikim per rrjetet sociale ne 2023 dhe cfare bizneset duhet te ndjekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.