Cfare do te sjelli 2023-shi per rrjetet sociale? Nje parashikim mbi trendet dhe keshilla per bizneset.
Rrjetet sociale po transformohen, po ashtu po ndryshojne dhe deshirat e konsumatoreve duke shtuar presionin mbi bizneset. Por realisht, cfare po ndryshon?
Nga blerjet ne dyqan te blerjet ne Instagram.
98% e konsumatoreve do bejne te pakten nje blerje nepermjet rrjeteve sociale. Kete vit bizneset do perdorin gjithmone e me teper dyqanet virtuale ne Instagram per te promovuar produktet e tyre. Jo te gjitha bizneset e kane te mundur nderrimin e vitrinave cdo jave, por tashme nepermjet instagramit mund te konfiguroni showroom-in virtual sipas sezoneve dhe koleksioneve. Konsiderojeni kete element ne menaxhimin e shitjeve online.
Rrjetet sociale, zyra e re per sherbimin ndaj klientit.
44% e te intervistuareve ne nivel global vleresojne me shume kompanite qe i pergjigjen pyetjeve dhe ankesave ne rrjetet sociale. Nese e mendon, zgjidhja me e thjeshte eshte te kontaktosh biznesin online sesa te shkosh fizikisht. Por si mund te pergatiten bizneset per ti dhene pergjigje kerkesave te konsumatoreve? Chatbots dhe konfigurimi i pyetjeve te shpeshta mund t’ju vije ne ndihme. Kjo vjen gjithmone mbas trajnimit te stafit mbi marredheniet me klientin dhe produktet.
2023 ne kerkim per influencers.
30% e individeve ne moshen 18-24 vjec dhe 40% e tyre ne moshen 25-34 vjec e konsiderojne veten influencers. Ky eshte dhe nje nga trendet me te diskutuara ne Shqiperi. Platformat si Instagram, Tik-Tok, Youtube, Twitter dhe Linkedin jane shesh beteje per individet me kreativ. Dicka eshte e sigurte, influencuesit nuk jane nje ‘flluske’ dhe do vazhdojne te jene aktore te rendesishem dhe ne 2023. Por kujdes, jo cdo influencer mund te prezantoje biznesin tuaj.
Video, video dhe prape video.
Drejtuesit e bizneseve, marketuesit dhe influencerat do shfaqen gjithmone e me shpesh ne video individuale ne Linkedin dhe ne rrjetet sociale alternative. Kjo rrit besueshmerine, transparencen dhe forcon lidhjen me audiencen. Rrjetet si Instagram, Linkedin, Tik-Tok, Youtube do jene padyshim zgjedhja e pare ne 2023. Nese ende se keni vendosur, ky eshte viti ku duhet te perfshini videot ne planin tuaj te marketingut.
Podcastet rrembejne vemendjen e audiences ne 2023.
‘Scrolling’ ne rrjetet sociale dhe serialet ne Netflix jane bere te merzitshem. Audienca eshte vazhdimisht ne kerkim te alternativave interesante dhe te vlefshme. Ky eshte momenti per te konsideruar podcastet, si nje mundesi per te prezantuar biznesin ne nje forme me terheqese.
Nese keni nje biznes ‘beauty’, po ju bejme me dije se ende nuk ka nje podcast te tille ne Shqiperi.
Inteligjenca artificiale, partner apo rival?
Ne 2023-shin nuk ndryshon permbajtja por menyra per ta prodhuar. Inteligjenca artificiale behet motori i ideve dhe nje asistent perfekt per copywriter-at. Si do zhvillohet ky partneritet (rivalitet) ne Shqiperi? Dicka eshte e sigurt, permbajtja origjinale qe shkon ne mendjen dhe zemren e audiences eshte ende e fuqishme.
Kompanite ‘pushojne’ nga puna punonjesin e heshtur ‘copy-paste’.
Sigurisht, audiot qe jane trend ne Tik-tok dhe imazhet ne Pinterest jane zgjidhja me e mire dhe e shpejte kur shterojne idete. Por ndjekesit po kerkojne gjithmone e me teper permbajtje origjinale. Kjo rrit presionin per bizneset per te qene kreativ dhe konsistent. Pervec elementit terheqes, permbajtja duhet te kete nje strategji qe e udheheq dhe nje ‘peshore’ qe mat impaktin.
Pyetja qe duhet t’i beni vetes; kush eshte zgjidhja per biznesin tuaj?
P.s: Ne artikullin e rradhes do te diskutojme mbi koston reale te nje website.